Bregdeti i jugut u kthye në arenë spektakli ajror, ku Fiona Rushiti dhe Xhonatan Islami realizuan një fluturim ekstrem me parashutë, të shoqëruar me akrobaci që tërhoqën vëmendjen e pushuesve dhe vizitorëve. Pas muajsh përgatitjesh intensive, dyshja arriti të finalizojë një performancë të rrallë për Shqipërinë, duke e kthyer Himarën në një pikë referimi për sportet ekstreme dhe aventurën ajrore. Shfaqja u konceptua posaçërisht për çeljen e sezonit turistik, duke sjellë energji, adrenalinë dhe një tjetër dimension promovimi për zonën bregdetare. Me këtë perfomancë ekstreme Fiona Rushiti bëhet vajza e parë shqiptare që e realizon dhe vajza e shtatë në botë./Alsat.mk.

The post Bregdeti i jugut u kthye në arenë spektakli ajror appeared first on Alsat.