Çmimet e shërbimeve hotelierike në janar të vitit 2026 janë rritur për 0.2% krahasuar me muajin paraprak, përcjell TV21. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, në krahasim me janarin e vitit 2025 janë më të larta për 3.4%.
Ndërkaq, gjatë vitit 2025, në krahasim me vitin 2024, çmimet e shërbimeve hotelierike janë rritur për 4.8%.
