Sot u zhvilluan dy ndeshje të tjera në kuadër të javës së 10-të të Ligës së Parë të Maqedonisë ne futboll.
Në Strugë u pa një ndeshje me gola të shumtë, ku Brera arriti një fitore surprizë ndaj favoritit vendas. Brera kaloi në avantazh që në minutën e 3-të dhe dyfishoi epërsinë në të 7-tën. Struganët ngushtuan diferencën në minutën e 11-të, ndërsa deri në fund të pjesës së parë u shënuan edhe nga një gol për secilën skuadër. Në pjesën e dytë, në minutën e 61-të, Brera shënoi golin e tretë, që ishte edhe rezultati përfundimtar, duke bërë surprizën e javës. Derbi i javës midis Shkëndijës dhe Vardarit do të zhvillohet të hënën, ndërsa nesër luhet Sileksi – Pelister. Rabotniçki – Maqedonia GP Në Shkup, ndeshja përfundoi pa gola.

