I ftuar në Daily click, Bujar Osmani nga BDI tha se kanë pasur një retorikë të ashpër ndaj Federatës Ruse, por siç thotë, dikush në Maqedoni mezi ka pritur që kjo retorikë të zbutet, por që nuk përmendi emra. Ndërkohë, Osmani foli edhe për ngjarjet e fundit mes Ukrainës dhe SHBA-së, që siç tha, kjo e fundit shumë shpejt do të jetë pjesë e Samitit të Londrës për ta mbrojtur Ukrainën.
“Mendoj që dikush mezi ka pritë që të zbutet ajo retorika pro ruse. Mund të jetë një frustrim anti-evropian, por unë mendoj se emocione në politikë të jashtme nuk ka. Unë mendoj që shumë shpejt, SHBA-të do të jenë pjesë e këtij koalicioni të madh për të mbrojtur Ukrainën, pasi të kalohen këto dallime, çështja e marrëveshjes për mineralet, dallimeve ndërpersonale të presidentit Zelensky, fushatën e tij për presidentin Biden që normalisht, ne të gjithë jemi njerëz dhe kjo e ngarkon raportin. Unë besoj që shumë shpejtë edhe SHBA-të do të jenë pjesë e Samitit të Londrës. Çfarë bëjmë ne atëherë? Si do e ndërrojmë situatën? Prandaj në politikë të jashtme, për të ruajtur kredibilitetin, është shumë me rëndësi të tregoni se keni parime. Nuk e bëni mbështetjen ndaj Ukrainës vetëm se ua ka kërkuar dikush, por për shkak se thellë ju besoni në ato vlera”, tha Osmani.
