Bullgaria ka ofruar furnizim emergjent me mazut për Maqedoninë e Veriut për të kapërcyer krizën në furnizimin me energji elektrike, përcjell TV21. Sipas televizionit kombëtar bullgar BNT, qeveria bullgare, nën drejtimin e kryeministrit në largim Rosen Zheljazkov, ka sasi të mjaftueshme mazuti dhe dëshiron të ndihmojë vendin, duke respektuar mundësitë teknike dhe logjistike.
Oferta u bë gjatë një bisede telefonike mes ministrave të Jashtëm Georg Georgiev dhe Timço Mucunski dhe shërben si shprehje e fqinjësisë së mirë dhe solidaritetit për sigurinë energjetike në rajon. Deri më tani, nuk ka informacion nga Qeveria ose Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë nëse oferta nga Bullgaria fqinje është pranuar./tv21.tv
