Pas orësh të mundimshme dhimbjeje dhe asistence mjekësore të vazhdueshme në QSUT 31 vjeçarja Melisa Trandafili paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe mjekët shprehen se ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Nëna e dy fëmijëve të mitur u sulmua brutalisht me lëndë djegëSe nga ish bashkëshorti I saj teksa po kthehej nga puna.

Sulmi I paramenduar i Bledar Trëndafilit ndodhi shumë pranë banesës së prindërve të Melisës ku kjo e fundit jetonte prej vitit të kaluar pasi kishte marrë vendimin për t’u divorcuar, çështje e cila është në gjykatë.

Pas aktit të rëndë 45-vjeçari është larguar me vrap duke humbur gjurmët. Edhe këtë të diele forca të policisë së Korçës vijojnë kontrollet pasi dyshohet se ai qëndron I fshehur në një nga fshatrat përreth.

Motivi i kësaj ngjarje të rëndë sipas policisë dyshohet të jetë xhelozia nga ana e autorit që çoi fillimisht në prishjen e martesës e më pas në këtë sulm brutal ku autori leu gruan me benzinë dhe tentoi ta djegë të gjallë.

Në komisariatin e Korçës janë thirrur si persona që kanë dijeni për rastin të afërm të Melisës edhe të Bledarit të cilët e kanë përshkruar marrëdhënien e tyre si të dhunshme dhe konfliktuale por për këto episode nuk është njoftuar asnjëherë policia.