Të enjten mbrëma në ora 23:30 në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Q.I. (53) nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se rreth orës 20:25 në shtëpinë familjare ka sulmuar fizikisht djalin e tij 30-vjeçar, e më pas me një send të mprehtë ka kërcënuar djalin dhe nënën e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

The post Burri nga Gostivari kërcënon djalin dhe bashkëshorten appeared first on Alsat.