Mediat në Kosovë raportojnë se reperi Betim Januzi, i njohur si Buta, është përfshirë në një përleshje në Ferizaj, të shoqëruar me të shtëna me armë zjarri. Raportohet se Buta, është vetëdorëzuar në Polici.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 22:05 është pranuar informacion për lokacionin e të dyshuarit B.J., i cili kishte njoftuar se do të dorëzohej.
Njësitë policore janë angazhuar menjëherë dhe e kanë arrestuar në rrugën “Halim Spahija” në Ferizaj.
“Ju njoftojmë se rreth orës 22:05 kemi pranuar informacion për lokacionin e të dyshuarit B.J., i cili ka njoftuar se do të dorëzohet. Menjëherë është angazhuar njësiti policor, i cili në rrugën ‘Halim Spahija’ në Ferizaj ka arrestuar të dyshuarin. Për shkak të lëndimeve në dorë, ai është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për tretman mjekësor”, ka thënë Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt.
