Buxheti i vitit të ardhshëm: Të ardhurat 6 miliardë euro, shpenzimet 6.7 miliardë euro

Të ardhurat e planifikuara për buxhetin e vitit 2026 arrijnë në rreth 6 miliardë euro, ndërsa shpenzimet 6.7 miliardë euro. Kostot janë më të larta me 2.6 për qind ose rreth 169 milionë euro krahasuar me këtë vit. Parashikohet rritje e mjeteve për pensionet, pagat në administratë dhe për kujdesin social, për të cilat janë alokuar mbi 195 milionë euro.

Buxheti i ri përfshin ndryshime të rëndësishme në shpërndarjen e fondeve te ministritë. Janë shkurtuar mjetet nga Ministria e Transportit (27.2 milionë euro) dhe Ministria e Punëve të Jashtme (1.7 milionë euro). Mjete të shtuara vërehen në Arsim dhe shkencë (104.3 milionë euro), Shëndetësi (22.2 milionë euro), Mbrojtje (69.7 milionë euro), punë të brendshme (29.9 milionë euro), Financa (17.6 milionë euro), Energjetikë (34.3 milionë euro) dhe Mjedisi jetësor (48.2 milionë euro).