Propozim buxheti për vitin 2025 hyn në procedurë kuvendore pasi që sot u dërgua në shtëpinë ligjvënëse, pas çka me shumë gjasa javën e ardhshme do të hapet edhe debati 10 ditor në Komisionin amë për financim dhe buxhet. Projektimi i arkës shtetërore për vitin e ardhshëm është të ardhura në vlerë pre 5,8 miliardë eurove, ndërsa shpenzimet 6,5 miliardë. Deficidi buxhetor është projektuar në 4%, ndërsa inflacioni 2,2%. Ministrja Gordana Dimitrieska-Koçoska, tha se ky buxhet bazohet në rritjen e investimeve reale.
“Kemi 3.5 miliardë rritje të pikës së pagave, 2 miliardë kemi rritje të bllok dotacioneve, ato janë tashmë për arsim më shumë, në pjesën e Fondit për shëndetësi kemi rritje prej 5,2 miliardë denarë, ata do të duhet të sigurojnë paga shtesë për punëtorët shëndetësor dhe plus ka edhe “bafer zonë” prej 2 miliardë denarëve në funksion të shtetit, mjete që do të mund t’i lëshojmë pasi që do të dimë çfarë është arritur dhe dakorduar në këshillin socio-ekonomik që do ta udhëheq Ministri i ekonomisë”, tha Gordana Dimitrievska Koçovska – ministre e Financave.

