“Në dy javët e ardhshme do e shohim efektin e parë”, kështu tha në Click Plus ekonomisti Fatmir Bytyqi duke paralajmëruar se do të ketë rritje të çmimeve dhe të inflacionit, shkruan TV21. Bytyqi tha se “paratë që qytetarët e varfër i kanë, vlejnë më pak pasi më pak do të mund të konsumojnë”, e ndërkohë pati kritika edhe për sektorin privat dhe bizneset, pasi siç tha, gjatë krizave janë munduar të përfitojnë duke i rritur çmimet
“Bizneset nuk janë sjell shumë në aspekt moral dhe etik gjatë krizave. Zakonisht fitimet më të mëdha i kanë bërë gjatë krizave. Edhe gjatë kohës kur kam qenë unë në qeveri dhe me masa të ndryshme u munduam t’i ndalim, përvoja po tregon”, deklaroi Bytyqi.
