Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi në emisionin “Biznis21” theksoi se paga minimale duhet të rritet. Siç tha Bytyqi rritja e pagës minimale është e nevojshme në mënyrë që të mbahen punëtorët në vend.
“Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset kanë theksuar se është seriozisht e nevojshme të rritet paga minimale, në mënyrë që të mbahen punëtorët në vend dhe të sigurohet stabilitet për njerëzit që janë thelbësorë për kompanitë. Qeveria duhet të ndërhyjë përmes modeleve të ndryshme, të cilat janë të njohura dhe të aplikuara në mbarë botën, sepse nuk mund të mbrohet vetëm njëra palë – biznesi. Edhe punëtorët duhet të jenë të mbrojtur”, deklaroi Fatmir Bytyqi në emisionin “Biznis21” në TV21.
