Nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi tha se, Maqedonia e Veriut nuk humb asgjë me përdorimin e gjuhës shqipe që siç tha, përderisa në parlament mund ta flasësh atë. Bytyqi shtoi se, shqipja duhet përdorur edhe në uniformat e policisë, në para por edhe në gjykata
-Konsideroni që shqipja duhet të jetë në uniforma të policisë?
“Absolutisht po. Është e drejt kushtetuese e çdo qytetari. Mendoj se përdorimi i gjuhës shqipe duhet të jetë adekuat siç është përdorimi i gjuhës maqedonase në të gjitha institucionet. Nuk humb ky shtet asgjë nga përdorimi i gjuhës shqipe derisa në institucionin më të lartë, që është parlamenti, mund të flasësh në gjuhën shqipe… Mendoj se nuk duhet të kthehemi në diskutime nacionaliste se kush është më patriot se tjetri për ta bërë vendin por duhet të bëhet secili patriot më i madh se tjetri për të kontribuar në këtë vend të përbashkët”, tha Bytyqi në Daily Click.

