Në përmbyllje të panairit të librit në Çarshi të Vjetër, kreu i komunës së Çairit Izet Mexhiti njoftoi se së shpejti do të fillojë përgatitja e projektit për një bibliotekë të re tek sheshi Skënderbeu. Komuna planifikon që konstruksionin prej metali që është vendosur vite më parë mbi shesh, të shndërrohet në leximore.

“Qëllimi ynë është që mbi sheshin Skenderbe ku ekziston një konstruksion me potencial transformimi, të marrë një funksion të ri kulturor dhe arsimor. Duam që ajo hapësirë të shndërrohet në leximore dhe bibliotekë moderne, vend ku të rinjtë do të mund të lexojnë, studiojnë, hulumtojnë, punojnë, takohen me autorë dhe krijojnë ide të reja”
The post Çairi planifikon bibliotekë të re pranë Sheshit Skënderbeu appeared first on Alsat.
