Deputeti tanimë i pavarur Mile Cekov në intervistë për Alsat thekson disa gjëra të cilat pushteti aktual nuk po i zbaton pavarësisht se i ka premtuar në fushatë zgjedhore. Mungon shteti i së drejtës thotë Cekov duke përmendur dhe rastin me Artan Gruin por edhe mos përgjegjësinë për pesë tonë marijuanë që u kapën së fundmi.

“Qytetarët janë gjykatësi më i madh dhe vlerësimin më të mirë e japin në zgjedhje. Por vendimin e marrin çdo ditë kur shohin padrejtësi. Si shembull do ta mar Artan Grubin i cili është në paraburgim shtëpiak e ne në fushatë premtuam shtet të drejtë dhe drejtësi jo selektive. Gjithashtu u zhduk çështja dhe nuk ka përgjegjësi për pesë tonët marijuanë, drejtësia për Koçanin është e ngadaltë.  Vonojnë ligjet reformuese ku partneri më i madh i koalicionit VMRO-DPMNE kishte kritikë ndaj ministrit të drejtësisë dhe nga këtu sepse premtuam fuqishëm luftë kundër krimit dhe korrupsionit por pas dy viteve sistemi nuk zbaton drejtësinë”, tha deputeti tanimë i pavarur Mile Cekov./Alsat.mk.

The post Cekov: Premtuam drejtësi ndërsa Artan Grubi ndodhet në paraburgim shtëpiak! appeared first on Alsat.