Pas dorëheqjes së Zeqirija Ibrahimit nga posti kryetar i Alternativës, nga kolaicioni VLEN theksojnë se Zeqirija Ibrahimi në funksion të unifikimit të VLEN-it ka ofruar një propozim dhe liderët po e shqyrtojnë si opsion, transmeton TV21.
“Në funksion të unifikimit të VLEN-it, një proces që do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, Zeqirija Ibrahimi tashmë ka ofruar një propozim dhe liderët tashmë po e shyqrtojnë si opsion”, theksojnë nga VLEN.
Kujtojmë se dorëheqjen nga posti kryetar i Alternativës Zeqirija Ibrahimi e kumtoi në rrjetin social Facebook, ku mes tjerash theksoi se deri në kongresin e ardhshëm, me partinë Alternativa do të udhëheq Bekim Sali.
