Ish-ministri francez i Kulturës, Jack Lang, dha dorëheqjen nga detyra si president i Institutit të Botës Arabe pas zbulimeve të lidhjeve të tij në të kaluarën me bankierin Jeffrey Epstein.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, ndërsa dorëheqja erdhi disa orë pasi autoritetet nisën një hetim ndaj Jack Lang dhe vajzës së tij për pastrim parash.

Thirrjet që ish-ministri të japë dorëheqjen u intensifikuan kur dosjet e publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë nxorrën në dritë marrëdhëniet që Lang dhe Epstein kishin pasur nga viti 2012 deri në 2019, kur pedofili i dha fund jetës në burg.