Zëdhënësi i MPJ – të Kinës duke iu përgjigjur një pyetje mbi Deklaratën e Filipineve për “Vendimiin e Arbitrazhit të Detit të Kinës Jugore”
theksoi se , “Arbitrazhi i Detit të Kinës Jugore” shkel parimet themelore të ligjit ndërkombëtar. Filipinet iniciuan në mënyrë të njëanshme “arbitrazhin” pa përmbushur parakushtin e nevojshëm të shkëmbimit të plotë paraprak të pikëpamjeve, shkelën konsensusin e arritur nga Kina dhe Filipinet për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve përmes konsultimeve, shkelën dispozitat e “Deklaratës mbi Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore” në lidhje me zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve nga palët e interesuara drejtpërdrejt përmes konsultimeve dhe negociatave miqësore.
Kina ka qenë gjithmonë e përkushtuar për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve me palët e tjera të interesuara në Detin e Kinës Jugore nëpërmjet negociatave, duke zbatuar plotësisht dhe në mënyrë efektive “Deklaratën mbi Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore” me vendet e ASEAN-it dhe duke promovuar përfundimin e hershëm të “Kodit të Sjelljes në Detin e Kinës Jugore” për të ofruar një garanci të fortë institucionale për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Detin e Kinës Jugore.
