Rusia ka ripsërsëritur qëndrimin e saj të kahershëm për t’i shpallur forcat perëndimore në Ukrainë “objektiva legjitime” të enjten, dy ditë pasi Franca dhe Mbretëria e Bashkuar u zotuan të dërgonin trupa atje në rast të një marrëveshjeje paqeje.
“Ministria e Jashtme Ruse paralajmëron se vendosja e njësive ushtarake, objekteve ushtarake, depove dhe infrastrukturës tjetër të vendeve perëndimore në territorin e Ukrainës do të klasifikohet si ndërhyrje e huaj”, ka thënë zëdhënësja Maria Zakharova në një deklaratë.
Ajo po komentonte një “deklaratë qëllimi” të nënshkruar nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, të martën në takimin e fundit të të ashtuquajturit “Koalicion i të Vullnetshmëve” ku ata ranë dakord për vendosjen e forcave në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje paqeje.
Rusia ka kundërshtuar prej kohësh praninë e çdo trupe perëndimore në Ukrainë.
Zakharova ka thënë se “këto paralajmërime janë shprehur vazhdimisht në nivelin më të lartë dhe mbeten relevante”.
The post Çfarëdo trupa të huaja në Ukrainë do të jenë objektiva legjitimë, thotë Moska appeared first on Alsat.
