Një klub me zemër floriri. Kështu mund të cilësohet Chelsea, me Blutë e Londrës që kanë vendosur të dhurojnë një pjesë të bonusit të fituar nga Kupa e Botës për Klube për familjarët e Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, të cilët vdiqën në një aksident tragjik me makinë në Spanjë në fillim të korrikut.
Premier League do t’u bëjë homazhe dy lojtarëve gjatë ndeshjes hapëse të sezonit, e cila fillon nesër me një minutë heshtje që do të mbahet në të gjitha fushat, ndërsa Liverpool do të zbulojë një mozaik në kujtim të tyre gjatë ndeshjes së nesërme kundër Bournemouth.
The post Chelsea dhuron bonusin e Kupës së Botës për familjen e Diogo Jotës appeared first on Alsat.
