
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në fund të ditës priten reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, e në disa vende herë pas here e fortë (mbi 60 km/h) nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 7°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 14 deri në 21°C.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë jugore mesatare deri të përforcuar. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 20°C.
Sipas njoftimeve nga DPHM, edhe nesër do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, e në disa vende herë pas here e fortë (mbi 60 km/h) nga drejtimi jugor. Në fund të ditës, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, pritet periudhë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme shiu.
Të premten, në disa zona reshjet do të jenë më të dendura (mbi 20 l/m²), ndërsa do të ketë edhe kushte për paraqitje të rralla të bubullimave. Në disa vende më të larta, reshjet e shiut do të kalojnë në reshje bore, ndërsa në male do të formohet shtresë e re dëbore. Gjatë fundjavës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me reshje të kohëpaskohshme. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit.
