Gjatë ditës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se ai s’i jep paratë e buxhetit ‘’ për ata kryetarë të cilët nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin’’.
‘’Ju e dini unë nuk e jap buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave për ata kryetarë të cilët nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin. Mos i votoni ata që nuk dinë dhe nuk duan punën, e as ata që dinë e duan vjedhjen’’, ka thënë Kurti mes tjerash.
Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës. E njëjta e ka cilësuar si skandaloze deklaratën e Kurtit, duke shtuar se ky i fundit ka ‘’kërcënuar hapur’’ qytetarët e vendit.
”Çfarë deklarate skandaloze nga Kryetari i VV sonte. Ai kërcënoi hapur qytetarët e Kosovës, duke u thënë se nëse nuk votojnë për vasalët e tij në komuna, ai si Kryeministër nuk do t’i mbështesë. Në fakt, kjo nuk më befasoi. Ashtu ka qeverisur prej ditës së parë: me ndëshkim politik ndaj komunave që nuk udhëhiqen nga partia e tij. Ka komuna të qeverisura nga PDK që kanë përfituar 0 euro nga buxheti i Kosovës”, ka shkruar Çitaku.

