Ish-komandanti suprem i NATO-s që po dëshmon në Hagë, Wesley Clark tha se në Rambuje e kuptoi se Hashim Thaçi nuk ishte komandanti ushtarak.
“Mua mu kërkua të shkoja në bisedimet në Rambuje, që t’i bindja serbët ta nënshtronin marrëveshjen, e cila ndiqte të njëjtën logjikë, një thirrje e NATO-s për të ndaluar dhunën. S’kishte një plan më të elaboruar. Mendova që mund të shkoja, por nuk u lejova. Por mu lejua më pas të shkoja dhe të takohesha me delegacionin e UÇK-së, në fundin e bisedave të para. U takova me Thaçin në një herë të dytë, para se filluan fushatat bombarduese. Ai ishte një prej personave atje, me më autoritet, më i riu, më bindësi. Fliste gjermanisht, nuk fliste shumë anglisht. Ai nuk ishte komandanti ushtarak”, Clark.
Wesley Clark u pyet nga avokati i Thaçit për takimin me komandantin Çeku dhe komandantët lokalë të UÇK-së për çështjen e demilirarizimit.
Ai u pyet nëse Thaçi kishte ndikim të kufizuar ndaj komandantëve lokalë, dhe ai u përgjigj me po.
“Më kujtohet që e kam parë Thaçin. Ishte i veshur mirë, dukej më perëndimor se të tjetër. Nuk dukej se kishte qenë në mal duke luftuar për një-dy vjet rresht. Ishte e qartë se nuk ishte përgjegjës aty, nuk komandonte aty”, tha Clark.
“Ai [Thaçi] ishte aty. Ishte njëri prej personave që e njihja më mirë. Nuk e kisha takuar më parë me Çekun. Por nuk mund të merresha përmes Thaçit. Ai nuk ishte përgjegjës”, shtoi ai.
Sipas tij, UÇK-ja nuk ishte një ushtri e organizuar, por kishte grupe luftëtarësh në nivel rajonal dhe lokal “që ishin mbledhur për të mbrojtur komunitetet e tyre”.

