Ndonëse ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ka marrë vlerësim pozitiv nga Komisioni i Venecias që nga dhjetori i vitit të kaluar ende nuk po arrin në kuvend për tu hapur debat dhe për tu votuar. Për këtë ligj mbrëmë në Click Plus u debatua mes nënkryetares së BDI-së Arta Bilalli Zendeli dhe zëvendësministrit të arsimit nga VLEN-it, Driton Sulejmani.

-Ligji ka shkuar në Komision të Venedikut ka marr dritë jeshile, tani do të hyjë në sistemin ENER ku do të ketë debat publik. Sepse besojmë se është një ligj shumë i rëndësishëm ku do të duhen të kyçen të gjithë pjesëtarët e politikbërjes këtu, nëse keni ndonjë sugjerim kritikë, jemi të hapur në kuvend të diskutojmë për këto punë, tha Driton Sulejmani, VLEN.

-Unë do të doja kështu të jetë, unë do të doja që vërtetë t’i avanconi çështjet unë do të jemi konstruktive, nësë ti më thua në sa vende përmendet etnikumi dhe sa sanksione ka ai ligj, unë do të jem konstruktive dhe do të punojë edhe në parti që të jem konstruktive…. , tha Arta Bilalli Zendeli – BDI

-Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është çështje e një etnikumi se ne jemi shtet multietnik.

-Po ju thirreni në votat e shqiptarëve.

-Patjetër. Ne garantojmë që ky ligj do ta garantoj dukshëm përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

-Ndërsa unë garantoj që ky ligj ka ardhur vetëm si pasojë e faktit se heqja e balancuesit ka qenë pjese përbërëse e planprogramit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së 

-Së shpejti, ka dy vite që po thoni, por kur konkretisht do të sjellët, sepse vërtetë ka kaluar shumë kohë që kur po thoni, së shpejt, së shpejti.

-Po mundohemi t’i bëjmë punët ngadalë por sigurt. Që mos të lëmë hapësirë pastaj dikush të keqinterpretojë ose kontestojë.

Ndryshe Qeveria draft-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat e përpiloi në qershor, rreth një vit pasi Gjykata Kushtetuese më 9 tetor 2024 vendosi për shfuqizimin e instrumentit “Balancues”, ndërkaq Komisioni i Venecias draft-versionin e ligjit nga qeveria e ka pranuar në muajin korrik.