CMG: Nuk ka fitues nga dëmtimi i zinxhirëve globalë të prodhimit dhe furnizimit

Në një koment të sajin , CMG shkruan se : Zinxhirët e prodhimit dhe furnizimit janë një garanci e rëndësishme për funksionimin ekonomik. Formimi dhe zhvillimi i tyre është rezultat i efektit të kombinuar të ligjeve të tregut dhe zgjedhjes së sipërmarrjeve. Sektori i çipave është një shembull konkret. Sipas ekspertëve të këtij sektori, prodhimi i një çipi kërkon koordinimin e së paku 7 vendeve dhe 39 kompanive, duke përfshirë mbi 50 sektorë dhe mijëra procedura industriale. Nëse ky zinxhir prishet, prodhimi do të ndërpritet, kostot do të rriten dhe inovacioni teknologjik do të ngadalësohet.

Si dy ekonomitë më të mëdha të botës, Kina dhe SHBA kanë avantazhet e tyre në zinxhirin global të prodhimit dhe furnizimit. Praktikisht, SHBA ka forcë të madhe kërkimore shkencore, aftësi novacioni dhe burime njerëzore, ndërsa Kina është vendi me kategoritë industriale dhe strukturat mbështetëse më të plota, sipas standardeve të OKB-së.

Qarkullimi ekonomik efikas është i pandashëm nga lëvizja e duhur e faktorëve të prodhimit. Nëse trazohet nga njeriu, ekonomia botërore do të përballet me rrezikun e “thyerjes së kockave”. Më parë këtë vit, Presidentja e FMN Georgieva paralajmëroi se copëtimi ekonomik mund të shkaktojë një humbje prej 7% në GDP globale, e barabartë me GDP vjetore të Francës dhe Gjermanisë së bashku.

Faktet tregojnë se vitet e fundit, SHBA ka rritur tarifat ndaj mallrave kinezë. Si pasojë, tregtia Kinë-SHBA zhvillohet nëpërmjet palëve të treta, ndaj është rritur kostoja e tregtisë globale.

Sipas vlerësimeve të Institutit Kombëtar Ekonomik në SHBA, nga viti 2017 deri në vitin 2022, për çdo rënie prej 1% të importeve amerikane nga Kina, çmimi unitar i importeve nga Vietnami u rrit me 2.0% dhe çmimi unitar i importeve nga Meksika u rrit me 0.6%.

Këto tregojnë që “shkëputja” nuk funksionon dhe “oborri me mure të larta” sjell vetëizolim. Dy ekonomitë më të mëdha të botës duhet të shtojnë bashkëpunimin. Vetëm kështu mund të rritet efikasiteti ekonomik dhe të realizohet zhvillimi i përbashkët.

Për shembull, kompanitë amerikane kanë përdorur plotësisht avantazhet mbështetëse industriale të Kinës, kanë shtuar praninë e tyre në vend, duke u bërë një pikë e ndritshme në bashkëpunimin Kinë-SHBA në dobi të botës.

Më shumë se 80% e 200 furnizuesve kryesorë të Apple prodhohen në Kinë. GE Healthcare ka zhvilluar grupe të shumta të zinxhirit të furnizimit në Kinë, duke nxitur zhvillimin e mijëra furnizuesve. Në Teslën e Shanghait, Gigafactory i Magazinimit të Energjisë po përshpejton ndërtimin dhe do të jetë në dispozicion të botës.Siç ka thënë dhe zv/Presidenti i GE, vetëm duke u realizuar integrimi “unë dhe ti, jemi të ndërlidhur”, do të ruhet qëndrueshmëria e zinxhirëve të prodhimit dhe furnizimit. Kështu këta zinxhirë do të shndërrohen në zinxhirë të përfitimeve të përbashkëta.