Çmimi i benzinave dhe naftës në Maqedon, pas mesnate do të lirohet për gjysmë denari, përcjell TV21. Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që çmimi i vajit ekstra të lehtë të mos ndryshohet, ndërkaq, çmimi i mazutit të lirohet për 0,8 denarë.

Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:

Benzina BS-95 – 70,0 den/l

Benzina BS-98 – 72,0 den/l

Nafta – 64,5 den/l

Mazuti – 32,8 den/l

Vaji ekstra i lehtë – 64,0 den/l