Çmimet globale të naftës pritet të rriten sapo tregjet e energjisë të hapen të hënën në mëngjes në Azi.
“Sulmet e SHBA-së e kanë përshkallëzuar konfliktin në një nivel të ri, dhe shumëkush ka frikë se kjo do ta përkeqësojë edhe më tej një situatë tashmë të tensionuar,” tha për BBC-në Dr. Carole Nakhle, drejtoreshë ekzekutive e Crystol Energy.
“Kjo frikë do të pasqyrohet në një premium më të lartë gjeopolitik që i shtohet çmimeve të naftës. Askush nuk mund të përcaktojë saktësisht sa përbën kjo, por, si rregull i përgjithshëm, sa më e madhe të jetë frika, aq më i lartë është edhe pr emiumi,” shtoi ajo.
Nafta e papërpunuar Brent e mbylli javën tregtare të premten me çmimin 77.01 dollarë për fuçi, duke shënuar një rritje prej gati 20% gjatë muajit të fundit.
Megjithatë, pavarësisht kësaj rritjeje, çmimet e naftës mbeten më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Çmimi i naftës së papërpunuar ndikon në shumë aspekte të jetës së përditshme – nga kostoja e mbushjes së makinës deri te çmimet e ushqimeve në supermarket.
