Kush do ta fitojë çmimin prestigjioz në Paris – Lamine Jamal apo Ousmane Dembele? Sipas “Mundo Deportivo”, talenti i Barcelonës është favorit.
Numri 10 katalanas do të jetë në ceremoninë Parisit me një delegacion prej 20 personash, madje ka organizuar një festë private për ta festuar triumfin e mundshëm, një shenjë besimi dhe ambicjeje. Ndërkohë, rival i tij kryesor, Dembélé, ndoshta nuk do të marrë pjesë në event.
Shtyrja e klasikes PSZH-Olimpik Marsej për shkak të motit të keq përplaset me ceremoninë, duke e detyruar francezin të zgjedhë midis ekipit dhe mundësisë për të qenë në “Théâtre du Châtelet”.
Dembélé nuk është ftuar në ndeshjen për shkak të një dëmtimi, por përplasja e orareve mbetet sfidë për klubin parizien.
The post Çmimi, “Mundo Deportivo” beson se talenti i Barcelonës është favorit appeared first on Alsat.
