Gazetar: Avni Tahiri
“Kur takohesh me shokë në çajtore, flet shqip apo maqedonisht? Ndonjëherë flas shqip e ndonjëherë flas maqedonisht.
Dano Stojanovski është maqedonas që flet edhe shqip. Ai është pronar i një lavazhi në Shkup dhe ka të punësuar një punëtor të përkatësisë rome. Thotë se mirëpret klientë të të gjitha nacionaliteteve dhe se komunikimi edhe në shqip e bën më të pasur, si në aspektin njerëzor ashtu edhe financiar.
“Nga e ke mësuar gjuhen shqipe? Shqipen e kam mësuar nga shokët në Saraj. Ti je me nacionalitet maqedonas? Po, po, maqedonas. (1:46 – 2:03) Po, kam shumë klientë shqiptarë dhe kur u flas shqip kanë lakmi pasi jam maqedonas dhe flas shqip që të flas, jo perfekt por mund të kuptohem”, deklaroi Dano Stojanovski – Pronar i lavazhi.
Edhe pse ofron shërbime me çmime më të lira në treg, duke ofruar larjen e veturave brenda dhe jashtë për 400 denarë, sipas Stojanovskit, edhe në lavazhin e tij do të duhet të rrisë çmimet për shkak të shtrenjtimit të detergjenteve dhe të materialeve të tjera.
“Jemi ende me çmimet e vjetra, 400 denarë për larje të automjetit, nuk kemi çmime të reja. Mendoj se për të larë veturën qytetarët çdoherë kanë para. Tek ne kur është moti i mirë kemi më shumë punë e kur është me shi më pak punë”, theksoi Dano Stojanovski – Pronar i lavazhi.
Përveç shërbimeve të tjera në vend, edhe çmimet e shërbimeve të lavazhit kohëve të fundit kanë shënuar rritje pothuajse në të gjitha qytetet e vendit. Çmimet fillojnë nga 400 deri 600 denarë në varësi të shërbimit.
Pronarët e lavazhëve arsyetojnë shtrenjtimin me rritjen e kostove të detergjenteve, fuqisë punëtore, ujit dhe energjisë elektrike. Sipas tyre, korrigjimi i çmimeve ka qenë i pashmangshëm.
Nga ana tjetër, qytetarët thonë se rritja e çmimeve po ndikon drejtpërdrejt në buxhetin familjar dhe i detyron të reduktojnë frekuencën e larjes së veturave, duke i dhënë përparësi shpenzimeve më të domosdoshme./Alsat.mk.
The post Dano Stojanovski, maqedonas që flet edhe shqip, pronar lavazhi në Shkup: Gjuhët i ndihmojnë në biznes dhe marrëdhënie me klientët appeared first on Alsat.
