Drejtoria e të Ardhurave Publike ka publikuar në faqen e saj zyrtare një seksion të ri me pyetje dhe përgjigje për detyrimet tatimore, përcjell TV21. Në këtë bazë të zgjeruar njohurish janë përfshirë 260 pyetje, të ndara në tre kategori – për TVSH-në, tatimin personal mbi të ardhurat dhe tatimin mbi fitimin.
Qëllimi është t’u mundësohet qytetarëve dhe kompanive qasje e shpejtë dhe e lehtë në informacione të sakta për zbatimin e ligjeve tatimore. Nga DAP theksojnë se baza do të përditësohet vazhdimisht sipas ndryshimeve ligjore dhe praktikave të reja.
Kjo iniciativë është pjesë e Planit Strategjik 2025–2027, që synon rritjen e transparencës, digjitalizimin e shërbimeve dhe forcimin e besimit mes institucioneve dhe tatimpaguesve. Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet janë të publikuara në: ujp.gov.mk

