Drejtoria për të Ardhura Publike thotë se bashkëpunon me prokurorinë dhe se do të ketë tolerancë zero ndaj krimit. Njoftimi vjen pas aksionit të një dite më parë të prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar ku u arrestuan 20 persona mes të cilëve 11 të punësuar në DAP. Ata dyshohen se u kanë ndihmuar pronarëve të firmave të shmangin pagesën e tatimit. Dëmi i përgjithshëm ndaj buxhetit vlerësohet në 4,8 milionë euro. I dyshuari kryesor është shtetas serb dhe pronar i dy kompanive, i cili me ndihmën e të punësuarve në DAP ka shmangur pagesën e tatimit në vlerë mbi 11,5 milionë denarë. 8 persona përfunduan në paraburgim ndërsa ndaj të tjerëve janë caktuar masa kujdesi. /Alsat.mk
The post DAP thotë se bashkëpunon me prokurorinë dhe se do të ketë tolerancë zero ndaj krimit appeared first on Alsat.
