Daut Beqiri largohet nga VLEN?Vëllai i Beqirit: “Ju ***lëpirësit e VLEN-it,ju vazalë të Mickoskit!”

Ferat Beqiri, vëllai i kryetarit të Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka publikuar një reagim të ashpër ndaj koalicionit VLEN dhe drejtuesve të tij, duke përdorur gjuhë fyese dhe akuza të rënda ndaj përfaqësuesve të këtij koalicioni.

Në reagimin e tij, Beqiri u drejtohet me tone të ashpra drejtuesve të VLEN-it, përfshirë Izet Mexhitin, duke i quajtur “bythlëpirës” dhe “vasalë të Mickoskit”. Ai gjithashtu i akuzon se po veprojnë kundër interesave shqiptare dhe për përfitime personale.
“Dua të bëj me dije se familja Beqiri nuk është më në anën tuaj, po ashtu edhe vëllai im, Daut Beqiri”, shkruan Ferat Beqiri.
Si arsye për këtë shkëputje, ai përmend rastin e një aktivisti të quajtur Jetmir, për të cilin pretendon se kishte kontribuar në fitoren e VLEN-it në zgjedhjet komunale, por që nuk mori mbështetjen e kërkuar nga drejtuesit e koalicionit.

Sipas tij, Jetmiri ishte dënuar me 12 muaj burgim, ndërsa familja kishte kërkuar nga përfaqësuesit e VLEN-it të ndërhynin për të gjetur një zgjidhje ligjore. Beqiri pretendon gjithashtu se së fundmi Jetmiri është larguar nga hapësira ku punonte dhe se dhomës së tij i është vendosur shiriti.
Në fund të reagimit, ai i drejtohet sërish VLEN-it me akuza dhe paralajmëron se pakënaqësia e familjes Beqiri mund të reflektohet në zgjedhjet e ardhshme.
“Me inat me familjen Beqiri s’keni të bëni”, përfundon reagimin e tij, duke shtuar: “Të shohim se si do t’ju dalë matematika në zgjedhjet e ardhshme”.