Edhe pse më parë ishte planifikuar që shqyrtimi në komision të kalonte me shpejtësi dhe propozimi më pas të shkonte në seancë plenare, ai u anulua për shkak të mosmarrëveshjeve dhe përplasjeve të shumta mes pushtetit dhe opozitës. Pas disa orësh shtyrjesh, seanca e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive nisi në orët e vona të pasdites me debatin për amendamentet lidhur me propozimin për shfuqizimin e qeverisë teknike.
Deputetët e opozitës kërkuan që ndryshimet të tërhiqen dhe pushteti të heqë dorë nga shfuqizimi i qeverisë teknike, pasi sipas tyre ende nuk ka kushte të mjaftueshme për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Nga LSDM theksuan se me propozimin për shfuqizimin e qeverisë teknike krijohet një raport i padrejtë ndaj të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në miratimin e Marrëveshjes së Përzhinës, e cila është arritur me konsensus të partive politike.
Kundër shfuqizimit janë edhe nga Fronti Evropian, prej nga u tha se ky propozim është antikushtetues dhe se me të është përcaktuar që qeveria teknike duhet të ekzistojë derisa vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian./TV21
