Debati për Propozim-ligjin e ri për duhanin në Maqedoninë e Veriut po nxit reagime të ndryshme, madje edhe brenda vet punonjësve shëndetësor. Përderisa dëmi shëndetësor është i padiskutueshëm, ekspertët bëjnë thirrje për kujdes ndaj efekteve anësore në ekonomi dhe lirinë e zgjedhjes. Ndonëse vjen nga një klinikë që trajton pasojat e duhanit në mushkëri, tekniku Sabri Aziri nga Klinika e Pulmologjisë mbron qëndrimin se shteti nuk duhet të nxitohet me masa të rrepta pa krijuar më parë një terren të qëndrueshëm. Sipas tij, liria e secilit qytetar për të vepruar është e patjetërsueshme, për aq kohë sa nuk rrezikohet tjetri. Ai tha se shteti duhet të mendojë për mekanizma që mbrojnë bizneset dhe mbajnë qytetarët në vend.

“Unë mendoj se po pirja e duhanit është diçka që është e dëmshmë ndoshta për shëndetin e pacientëve mirëpo ne jemi popull që e konsumojmë dhe e drejta e gjithë secilit është të veproj si dëshiron ai derisa nuk errezikon tjetrin. Nëse dëshiron shteti ta ndalon duhan pirjen duhet ta ndalon importin e duhanit. Mendoj se do të ketë shumë humbje tek bizneset, tek gastronomia edhe duhet të bëhen kushte speciale. Shteti duhet të gjej mehanizma, duhet të gjej forma që qytetarët ti mbn këtu. Ne, po duam të jemi pjesë e Unionit Evropian, të punojmë në atë drejtim por kemi shumë punë të tjera të cilat duhet të mbarohen para se të vijnë këto”, deklaroi Sabri Aziri, teknik përgjegjës, Klinika e Polmologjisë.

The post Debati për Propozim-ligjin e ri për duhanin po nxit reagime të ndryshme, madje edhe brenda vet punonjësve shëndetësor appeared first on Alsat.