Gazetare: Suna Ismaili Rexhepi

Akt vandal në shkollën fillore “ Vanko Prke” në Shtip, ku janë demoluar pjesë të ndryshme brenda ambienteve shkollore. Janë shkruar edhe grafitë kërcënues.

Drejtori i shkollës, Kokan Radev, ka bërë të ditur se dëmet janë të konsiderueshme. Sipas tij janë dëmtuar klasa, është shkatërruar inventari dhe janë dëmtuar pajisjet teknike në kabinetet shkollore. Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar ngjarjen dhe thotë se po punohet për zbardhjen e plotë.

“Më 30.04.2026, në orën 06:18, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shtip është denoncuar se në një shkollë fillore në territorin e Shtipit, një person ka hyrë me forcë në një nga ambientet e shkollës, me ç’rast ka dëmtuar një pjesë të invertarit-monitorë dhe ka shkruar grafit më përmbajtje të pahijshme”, deklaruan nga MPB.

  • Një person ka hyrë me forcë në një nga ambientet e shkollës
  • Ka dëmtuar monitorë dhe ka shkruar grafit më përmbajtje të pahijshme

Ndërkohë Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje autoriteteve lokale që të kujdesen më shumë për sigurinë në objektet shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dënon hyrjen me forcë në shkollën në Shtip dhe dëmtimin e inventarit dhe pajisjeve . Veprimet e tilla çojnë në ndërprerjen e përkohshme të procesit mësimor. U bëjmë thirrje autoriteteve lokale të kujdesen më shumë për sigurinë e objekteve shkollore”, thanë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

  • Veprimet çojnë në ndërprerjen e përkohshme të procesit mësimor
  • Autoritetet lokale të kujdesen për sigurinë e shkollave

Për shkak të incidentit, mbi 1100 nxënës të shkollës së Shtipit sot qëndruan jashtë bankave shkollore./Alsat.mk.

The post Demolohen klasa dhe monitorë kompjuterësh në një shkollë fillore në Shtip appeared first on Alsat.