-Kjo më së paku i ka 10 vite që vetëm hedhin mbeturina.
-Dhe pastaj digjen?
-Pastaj dikush kalon ua vë zjarrin dhe të gjitha helmet, toksinat vijnë në shtëpinë tonë.
Kova të materialeve për ndërtim, qese të plastikës, goma të veturave janë hedhur në këtë deponi të egër në Studeniçan.
Kjo deponi gjendet menjëherë mbi fshatin Studeniçan, banorët të cilët jetojnë këtu afër ankohen që kundërmon erë e keqe dhe tregojnë se dikush i sjell nga qyteti i Shkupit dhe i hedh këtu, pasi që Higjiena Komunale mbeturinat e fshatit i mbledh rregullisht.
Banori i kësaj lagjeje, Abdulla Ajdari, ankohet se kur deponia digjet, i gjithë tymi u shkon nëpër shtëpi.
“Kah punojnë punë private, kamionët i ngarkojnë, këtu nuk paguajnë dhe i hedhin edhe shkojnë. Disa natën disa ditën i sjellin. Kemi apeluar disa herë në komunë që të angazhohen, mirëpo shumë pak. E kanë një punëtorë, një inspektor e merr rrogën poshtë duke pirë kafe, ndërsa na kërkon neve të bëhemi spiun i atij punëtori, ai ta merr rrogën unë të incizoj kush del këtu dhe t’ia tregoj”, deklaroi Abdulla Ajdari.
Kryetari i Studeniçanit, Azem Sadiki, zotohet do të merren masa ndaj atyre që hedhin mbeturina, pasi kanë punësuar kujdestar komunal.
“Në komunë kemi te punësuar kujdestar komunal dhe ai kujdeset që qytetarë të papërgjegjshëm të mos hedhin mbeturina ne hapësira publike. Do të marrim masa dhe kundër atyre që kanë hedhur do të merren masa. Personalisht do te dal ta shoh ne vend situatën dhe do te angazhoj te njëjtat te pastrohen”, tha Sadiku.
Studeniçani gjendet 12 kilometra larg Shkupit. Ka rreth 2120 shtëpi, me 22 rreth mijë banorë.
