Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11-të të Kosovës, do të mblidhen sot për konstituimin e Kuvendit., përcjell TV21. Seanca është caktuar të nisë në orën 10:00 dhe në rend të ditës janë katër pika.
Pika e parë është: formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve; e dyta: betimi i deputetëve; e treta: zgjedhja e kryetarit të Kuvendit; dhe e katërta: zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Me konstituim të Kuvendit, nis edhe rrjedhja e afatit prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit, ku edhe është ngërçi më i madh mes partive.
E rrjedhja e afatit 15-ditësh për votim të qeverisë në Kuvend, nis pasi ushtruesja e detyrës së presidentit ta mandatojë emrin e propozuar nga shumica.
