
Deputetët nuk miratuan pagën minimale prej 600 euro. Në seancën plenare në Kuvend nuk kaluan ndryshimet ligjore të propozuara nga LSDM, me të cilat paga minimale nga marsi duhej të rritej në 36.960 denarë. Votuan gjithsej 82 deputetë, 63 ishin “për” që të pranohet përfundimi i komisionit kryesor se propozimi nuk është i pranueshëm, 19 ishin kundër, nuk pati të përmbajtur.
Debati kaloi me akuza të ashpra midis deputetëve. Nga argumentet dhe shifrat, deri te lavdërimet se kush ka bërë dhe bën më shumë për qytetarët, dhe madje edhe akuza se kush ka interes vetëm për tenderë. Për opozitën, paga minimale prej 600 eurosh është një nevojë e domosdoshme, pasi shpenzimet për jetesë janë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme.
