Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, lidhur me “përkeqësimin e raporteve” mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për çështjen e veriut dhe të dialogut, Kurti “ ka sfiduar” ShBA-në, thotë Hovenier
Në një postim në Facebook, Kastrati ka akuzuar Kurtin për përdorimin e një gjuhë që, sipas tij, është në disa nuanca e ngjashme me gjuhën që përdornin serbët gjatë periudhës së Millosheviqit kundër ShBA-së dhe NATO-s.
Kastrati ka shkruar se Kurti po përdor një retorikë që e ka kthyer SHBA-në në armiq, dhe se kjo është e ngjashme me përpjekjet e regjimeve të kaluar për të demonizuar aleatët ndërkombëtarë.
“Albin Kurti përveç që i ka bërë armiq SHBA-të ka arrit për një kohë të shkurtë ta shpërndaj te përkrahësit e vet fanatik gjuhën e cila në disa nuanca ngjan me gjuhën që serbët përdornin kundër SHBA-së e NATO-s; Një ditë do të turpërohen të gjithë ata që kanë votuar këto gjallesa në krye të VV-së, por frikohem që ka me qenë vonë.
1999-Regjimi i Millosheviqit:
‘NATO agresori bombardovali most…..’,
(Përkthimi: Agresori NATO bombardoj urat….) ….pastaj pasonin komentet duke fyer SHBA-në; 2. 2024-Regjimi të Kurtit edhe pak ditë i ka mbet të thotë:
Agresori NATO spo lejon me hap urën…..
….e komentet e militantëve të VV-së kundër SHBA-së tashmë dihen…”, ka shkruar Kastrati në Facebook.