Në përballjen e parë të javës së 12-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, skuadra e Arsimin shënoi fitore ndaj Bashkimit me rezultat 4-2.

Vendasit hapën rezultatin në minutën e 36-të përmes Taipit, ndërsa 2 minuta më vonë Memeti barazoi shifrat në 1-1. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Dardhishta riktheu epërsinë për skuadrën vendase. Në pjesën e dytë u shënuan edhe 3 gola të tjerë.

Shefit Shefiti shënoi dy herë për Arsimin, para se Avornio të shënojë golin e fundit për mysafirët.

Të martën do të zhvillohet 2 takimet e tjera, ku Makedonija Gjorçe Petrov dhe Rabotniçki, në terrenin vendas do të takohen me Struga Trim Lum dhe Tikveshin. Të mërkurën, Brera përballet me Sileksin, ndërsa Pelisteri takohet me Vardarit.

Liga e Parë – java 12

Arsimi 4-2 Bashkimi

Makedonija Gj.P – Struga Trim Lum

Rabotniçki – Tikveshi

Brera – Sileksi

Pelisteri  – Vardari

 

The post Derbi në Gostivar për Arsimin, mund Bashkimin me 4:2 appeared first on Alsat.