Në zgjedhjet lokale të përsëritura për kryetarë të komunave në komunat Vrapçishtë, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë, deri në orën 11:00 kanë votuar 3,553 votues, ose 3.32 për qind e gjithsej 128,286 zgjedhës të votuesve në 215 vendvotime, njofton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), përcjell TV21.

Sipas të dhënave, pjesëmarrja më e lartë është në Mavrovë e Rostushë, ku të drejtën e tyre për votim e kanë ushtruar 624 votues, ose 5.90 për qind e numrit total të zgjedhësve të regjistruar.

Në Gostivar kanë votuar gjithsej 1,937 votues, ose 3.14 për qind; në Vrapçishtë – 834 zgjedhës, ose 3.02 për qind; ndërsa në Qendër Zhupë – 168 zgjedhës, ose 2.22 për qind e numrit total të zgjedhësve të regjistruar.

Në krahasim me zgjedhjet e 19 tetorit të vitit të kaluar, deri në të njëjtën orë, nga KSHZ njoftojnë se pjesëmarrja është rritur vetëm në Vrapçishtë, dhe atë për 0.48 për qind, ndërsa në komunat e tjera pjesëmarrja është zvogëluar.

“Në krahasim me zgjedhjet e 19 tetorit 2025, deri në të njëjtën orë, pjesëmarrja është rritur në Vrapçishtë për 0.48 pikë përqindjeje, ndërsa në komunat e tjera është ulur: në Gostivar për 1.96, në Qendër Zhupë për 2.61 dhe në Mavrovë e Rostushë për 5.82 pikë përqindjeje”, thuhet në njoftim.