Gazetar: Avni Tahiri
Përderisa qytetarët e Shkupi edhe sot veten e gjeten mes grumbujve me mbeturina të pa grumbulluara, Institucionet me kallëzime penale ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës.
Komuna e Aerodromit ka paraqitur një kallëzim penal kundër Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” për shkak të rrezikimit të mjedisit jetësor, pasi sipas autoriteteve komunale, për dhjetë ditë me radhë nuk janë mbledhur mbeturina në disa lokacione të kësaj komune.
“Në disa lokacione në komunë, mbeturinat komunale nuk mblidhen në dhe përreth kontejnerëve, gjë që rrezikon mjedisin, përkatësisht mjedisin në të cilin lëvizin njerëzit. Për shkak të mbledhjes së parakohshme të mbeturinave shtëpiake, çdo ditë ka rrjedhje nga kontejnerët e mbeturinave, të cilat përhapin një erë të pakëndshme, dhe gjithashtu e shëmtojnë hapësirën”, njoftojnë nga Komuna e Aerodromit.
Nga ana tjetër Qyteti i Shkupit ka dorëzuar kallëzim nda Julijana Spiroskës, Kryetare e Bordit Drejtues në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale”. Në kallëzimin ndaj Spiroskës thuhet se në periudhën nga viti 2022 deri më sot, Ndërmarrja vazhdimisht ka dështuar në kryerjen e obligimeve për ruajtjen e higjienën në zonën e qytetit të Shkupit.
“Në Prokurorinë Publike në Shkup është ngritur kallëzim penal kundër Julijana Spirovskës nga VMRO DPMNE, Kryetare e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike ‘Higjiena Komunale’ – Shkup, për rrezikim të mjedisit jetësor, sepse për shkak të saj dhe pengesave të saj të motivuara politikisht, kompania ka qenë jofunksionale për më shumë se tre vjet. Kjo nuk është vetëm çështje mbeturinash, kjo është çështje dinjiteti, shëndeti dhe së ardhmes, dhe Spirovskës nuk i ka interesuar pikërisht kjo gjë”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Përderisa faji i hidhet njëri-tjetrit, për shkak të mbeturinave të pa grumbulluara siç duhet dhe deponive të krijuara rreth kontejnerëve, nga ana e qytetarëve të Shkupit thuajse çdo ditë arrijnë ankesa në redaksinë e Alsat. Ata thonë se shpresat e vetme për një Shkup më të pastër mbeten vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. /Alsat.mk
The post Derisa kryeqendra po ngulfatet nga mbeturinat, autoritetet merren me kallëzime penale appeared first on Alsat.
