Ka dështuar propozimi i udhëheqësit të seancës konstituive, Avni Dehari që votimi i kryetarit të Kuvendit të bëhet përmes votimit të fshehtë. Nuk u arrit të formohet komisioni, që në votim morën pjesë vetëm 55 deputetë ndërkohë që nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, nuk morën pjesë në votim. Seanca e radhës do të mbahet më 3 maj.