Për shkak të luftës me Iranin, trafiku detar përmes Ngushticës së Hormuzit është ndërprerë seriozisht, ndërsa anijet e mallrave janë rreshtuar para Ras Al Khaimah në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku presin momentin për të kaluar përmes ngushticës, përcjell TV21.
Irani praktikisht e ka ndalur transportin nëpër ngushticë, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror në botë. Irani, gjithashtu, po shënjestron fusha nafte dhe rafineri në vendet arabe të Gjirit Persik për të ushtruar presion ekonomik mbi SHBA-në dhe Izraelin që të ndalin sulmet.
Ushtria amerikane njoftoi se ka shkatërruar disa anije iraniane që vendosnin mina për të parandaluar mbylljen e ngushticës. Ndërkohë, çmimet e naftës po ndryshojnë ndjeshëm për shkak të frikës nga ndërprerja e furnizimit.
