Trajneri i Atletikos, Diego Simeone, ka vendosur një rekord për numrin e ndeshjeve pa fitore në stadiumin e Barcelonës, “Kamp Nou”. Skuadra madrilene humbi me rezultat 1-3 ndaj Barcelonës jashtë fushe në një ndeshje të javës së 19-të të La Ligës.
Kjo humbje ka thelluar rekordin pa fitore të trajnerit argjentinas në “Kamp Nou”, pasi u bë shumë kohë që nuk i ka shijuar tri pikët nga ky udhëtim. Nën drejtimin e Simeones, Atletiko Madridi nuk ka fituar pikët e plota në 17 ndeshje në “Kamp Nou”, shtatë barazime dhe dhjetë humbje.
Trajneri argjentinas është bërë rekordmeni midis trajnerëve për numrin e ndeshjeve pa fitore në stadiumin vendas të Barcelonës, duke tejkaluar Havier Aguirre (16 ndeshje).
Ndryshe, kjo humbje vjen në formën më të mirë të Atletikos viteve të fundit, pasi vinte ka shtatë fitore radhazi – gjashtë në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve ndaj Interit.
The post Diego Simeone vendos rekord negative ndaj Barcelonës në “Kamp Nou” appeared first on Alsat.
