Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe kushte për paqëndrueshmëri afatshkurtër gjatë orëve të pasdites. Do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 13 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 39 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 39 gradë.

Gjatë fundjavës, paradite do të jetë me diell dhe ngrohtë, ndërsa gjatë orëve të pasdites në disa vende do të ketë paqëndrueshmëri me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa zona, këto procese do të jenë në formë stuhie, me reshje të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe mundësi për breshër.