Maqedonia edhe sot do të jetë nën ndikimin e diellit të fortë veror. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 38 gradë, duke e bërë këtë një nga ditët më të nxehta të kësaj periudhe.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare. Në pjesët perëndimore do të jetë kryesisht nga lindja, ndërsa në pjesët lindore do të ndryshojë drejtim.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare dhe erë të dobët deri mesatare nga jugu. Qytetarëve u rekomandohet të shmangin qëndrimin e zgjatur në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të konsumojnë mjaftueshëm lëngje.

The post Diell dhe vapë përvëluese në gjithë vendin, temperatura arrin 38 gradë appeared first on Alsat.