Shërbimet postare në Gjermani, Danimarkë, Suedi dhe Itali njoftuan se do të ndalonin menjëherë dërgimin e shumicës së mallrave në Shtetet e Bashkuara. Franca dhe Austria do t’i bashkohen të hënën, dhe Mbretëria e Bashkuar të martën, raportoi AP.
Disa shërbime postare në të gjithë Evropën njoftuan sot se po pezullojnë dërgesat drejt Shteteve të Bashkuara për shkak të rregullave të paqarta në lidhje me detyrimet e reja të importit.
Shërbimet postare në Gjermani, Danimarkë, Suedi dhe Itali njoftuan se do të ndalonin menjëherë dërgimin e shumicës së mallrave në Shtetet e Bashkuara. Franca dhe Austria do t’i bashkohen të hënën, dhe Mbretëria e Bashkuar të martën, raportoi AP.
Sipas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga Presidenti Donald Trump muajin e kaluar, mallrat ndërkombëtare të përjashtuara më parë nga tarifat e SHBA-së me vlerë më pak se 800 dollarë do t’i nënshtrohen detyrimeve të importit duke filluar nga 29 gushti, ndërsa letrat, librat, dhuratat dhe pakot e vogla me vlerë më pak se 100 dollarë do të mbeten të përjashtuara.
Korniza tregtare e rënë dakord midis Sht eteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian muajin e kaluar vendosi një tarifë prej 15 përqind për shumicën e produkteve të dërguara nga BE-ja.
Shumë shërbime postare evropiane kanë njoftuar se po i ndërpresin dërgesat sepse nuk mund të garantojnë që mallrat do të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara para 29 gushtit, duke përmendur pasigurinë se cilat mallra mbulohen nga rregullat e reja dhe mungesën e kohës për të përpunuar të gjitha implikimet e tyre, ndërsa kujtojnë se dërgesa përmes shërbimeve të tilla si DHL Express është ende e mundur.
PostEurope, shoqata e 51 operatorëve publikë postarë evropianë, tha se nëse nuk gjendet një zgjidhje deri më 29 gusht, të gjithë anëtarët e shoqatës ka të ngjarë të ndjekin shembullin.
The post Disa zyra postare në Evropë pezullojnë dërgesat për në SHBA appeared first on Alsat.
