Vitin e kaluar në vend ishin gjithsej 604 foshnja të lindura para kohe, ndërsa këtë vit 681. Për të parandaluar shtatzëninë e parakohshme, Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës do të nisë një studim pilot për një program skrining falas për zbulimin e pacienteve që mund të zhvillojnë pre-eklampsi ndërsa  është vënë në përdorim edhe një aparat mobil intraklinik për ventilim, njoftoi drejtoresha e kësaj klinike, Irena Aleksioska-Papestiev, transmeton TV21.

Ajo theksoi se ka disa faktorë rreziku për lindjen e parakohshme, ndër të cilët është edhe ajri i ndotur. Të premten vihet në përdorim ventilatori mobil intraklinik për ventilim, sepse fillimi është shumë i rëndësishëm te të sapolindurit. Prandaj, përfitimi nga ora e parë ose e ashtuquajtura “ora e artë”, pra stabilizimi i të porsalindurve, është diçka më e rëndësishme.

“Nga fundi i këtij viti, të fillojë një studim pilot i një programi skrining falas për zbulimin e këtyre pacienteve që do të zhvillonin preeklampsi. Kjo do të thotë se të gjitha gratë shtatzëna do të mund të dërgohen në Klinikë, ku do të zbulohet menjëherë nëse ekziston rreziku i pre eklampsisë”, tha Irena Aleksioska Papestiev, drejtoreshë e Klinikës së Gjinekologjisë.