Fotografia e përbashkët e kandidatit për kryetar nga radhët e VMRO-DPMNE, Sotir Lukrovski, me doktoren Maja Mojsovska, e cila ishte kandidate e LSDM-së për Karposhin, ngriti pyetjen në publik nëse ekziston ndonjë bashkëpunim në këtë komunë midis dy rivalëve të ashpër. Kreu i DPMNE-së Hristijan Mickoski nuk dha përgjigje konkrete, por pyeti nëse LSDM e mbështet Stevçe Jakimovskin.
“Mbase pyetja e vërtetë për kryetarin e LSDM-së është nëse ai mbështet një person që është në listën e zezë për krime të kryera nga partneri ynë strategjik; nëse mbështet një person që është dënuar në shkallën e parë për krim të kryer. Ndoshta kjo është pyetja e vërtetë”, tha Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në lidhje me këtë foto, hodhi poshtë çdo mundësi për bashkëpunim dhe për ndonjë marrëveshje të fshehtë me VMRO-DPMNE. Ai gjithashtu sot akuzoi se qeveria gjatë gjithë fushatës zgjedhore ushtron presion mbi kandidatët e tyre, veçanërisht në 17 komunat ku ata kanë kandidatë për kryetar.
“Si gjatë periudhës para raundit të parë, ashtu edhe në këto dy javët e fundit, kemi qenë dëshmitarë të presioneve të vazhdueshme mbi kandidatët tanë dhe anëtarët e ekipeve të tyre nga policia, nga njësitë e shpërndarjes së shpejtë, më tej nga shërbimet për punë sociale – presion mbi qytetarët nga njësitë e Drejtorisë për të Ardhura Publike”, u shpreh Venko Filipçe – Kryetar I LSDM-së.
Mickoski i hodhi poshtë këto akuza dhe tha se këto janë zgjedhjet më demokratike të mbajtura deri tani. Nëse do të kishin pasur probleme të tilla, i ftoi ta kontaktojnë në telefon.
“Qytetarët janë dëshmitarë që një gjë e tillë jo vetëm që nuk ekziston, por është jashtë filozofisë sime personale. Dhe nëse, le të themi, kanë ndonjë tregues që kjo po ndodh, telefoni im është i hapur – mund të më thërrasin, të raportojnë dhe ne do ta kontrollojmë nëse është e vërtetë. Por unë deklaroj më përgjegjësi se jo vetëm që nuk ka gjë të tillë, por do ta përsëris – këto zgjedhje lokale janë zgjedhje në të cilat qytetarët, si dhe Qeveria, treguan një nivel pjekurie”, theksoi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Në lidhje me mbështetjen në raundin e dytë, Mickoski tha se ajo do të jetë e ndërsjellë me partnerët e tyre të koalicionit. Filipçe tha se me askënd nuk ka marrëveshje formale, por theksoi se nuk kanë marrëveshje formale me askënd dhe që vendimin se kujt do t’i japin votën anëtarët dhe simpatizantët e tyre e lënë që ta marrin vetë. Në ditën e fundit të fushatës, mesazhe përcollën edhe kandidati i DPMEN-së për Qytetin e Shkupit, Orce Gjorgjievski, dhe ai nga ZNAM për komunën Qendër, Mirosllav Labudoviq.

 
                    